Borë dhe shi/ Meteorologu zbulon se çfarë na pret ditët në vijim: Mot i mirë në mesjavë, por ?

TIRANË – Prej disa ditësh, Shqipëria është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu në zonat e ulëta dhe reshje bore në zonat malore.

Reshjet kanë shkaktuar përmbytje të izoluara në disa zona, por pritet që në orët në vijim, situate të përmirësohet.

Hakil Osmani nga MeteoAlb deklaroi për emisionin “Zona Zero” në Top News se në orët në vijim do të ketë dobësim të intensitetit të reshjeve.

Edhe gjatë të martës do të kemi reshje shiu, por me intensitet të ulët, ndërsa ndryshimi i motit do të pasohet edhe me ulje të temperaturave.

E mërkura dhe e enjtja do të sjellin përkohësisht mot të mirë dhe me diell.

“Orën në vijim sjellin dobësim të sasisë së reshjeve të shiut. Edhe nesër do të ketë reshje shiu, ndërsa në zonat malore do të kemi edhe reshje bore. Nesër do të ketë rënie të temperaturave deri në -1 gradë në zonat e banuara. E mërkuara, deri paraditën e së enjtës do të kemi mot të mirë”, tha meteorologu për “Zona Zero”.

Por çfarë na pret në fundjavë? Sipas Osmanit, fundjava rikthen sërish motin e keq me reshje të dendura shiu dhe borë.

“Në fundjave do të kemi sërish reshje shiu dhe bore. Fillimisht në juglindje dhe më pas në të gjithë vendin”, deklaroi ai për gazetarin Thimi Samarxhiu./shqiperiaime.com.al

Author: portali