
Ishte vetëm 14 vjeçe kur për herë të parë takoi partnerin e saj.




Që nga atëherë, Armonda nga Malisheva dhe Flamuri nga Gjilani nuk ia lëshuan dorën njëri-tjetrit asnjëherë.
E nëntë vite pas, çifti e kujtojnë me nostalgji fillimin e njohjes.
Flamuri jetonte në qytetin ku Armonda e kishte familjen e nënës së saj dhe gjatë pushimeve në Kosovë, ajo thotë se kalonte kohën atje shkaku i shoqërisë që kishte me kushërirën e saj dhe të tjerët.
‘Dul Flamuri edhe dashti Zoti u njoftum.’, thotë ajo për T7, shkruan Reporteri.net




E Flamuri thotë se ka pasur edhe rrena në fillim të njohjes nga ana e tij, pasi që siç thotë ai, ishte pak problem ta bëje Armondën për vete pa e rrejtë pak.
Edhe pse ishte lidhje në distancë, pasi që Armonda jetonte në Gjermani, ndërsa Flamuri në Kosovë, dashuria mes tyre ishte më e madhe se gjithçka tjetër.
Por lidhja e tyre paragjykohet nga shumë njerëz, e kjo vetëm për faktin se Armonda është mbipeshë.
Çifti shpesh përballen me komente se Flamuri është martuar me Armondën vetëm për interes që t’i marrë dokumentet e Gjermanisë.
Armonda thotë se këto komente në fillim i merrte me të keq dhe kishte pyetje se përse njerëzit po e paragjykojnë lidhjen e tyre.




Por ajo thotë se me kohën është mësuar dhe këto komente nuk i bëjnë më përshtypje.
Ndërsa Flamuri shprehet se për pjesën e komenteve i ka ndihmuar shumë Armondës, që të vetëdijësohet dhe ta jetojë jetën vetëm për vetën e saj.