Djaloshi shqiptar Eduardt Latifi vuri re një çantë të braktisur para një dyqani. 26-vjeçari gjeti 9 000 franga para të gatshme. Ai menjëherë e dorëzoi çantën në polici
Të premten e ashtuquajtur “Black Friday”, 26-vjeçari Eduart Latifi doli jashtë dhe po shëtiste në Arbon me bashkëshorten dhe djalin e tij të vogël. Eduarti vuri re një çantë të kuqe jashtë një dyqani. Ai thotë: «Çanta ishte braktisur para hyrjes. Menjëherë mendova se dikush e kishte humbur atë”. Ai nuk kishte frikë se mund të kishte ndonjë gjë të rrezikshme brenda. Kështu që 26-vjeçari vendosi të shikonte nga afër çantën. Ishte shumë e përdorur.
“Kur hapa çantën, pashë se kishte para në të”, thotë Eduarti. Ai e mbylli atë përsëri shumë shpejt dhe qëndroi aty për disa minuta me çantën në dorë. Mendimi i tij ishte se pronari mund të kthehej. Por nuk ndodhi kështu. Kështu, shqiptari që gjeti çantën shkoi në dyqan te bashkëshortja e tij.
Ai i përshkroi gjithçka bashkëshortes dhe tha se donte të shkonte menjëherë në polici dhe ta dorëzonte çantën. “Më zuri paniku kur pashë të gjitha ato para. Bashkëshortja ime më tha që të qetësohem”. Për të ishte menjëherë e qartë se ai dëshironte të shkonte menjëherë në stacionin më të afërt të policisë. Dhe familja shqiptare e bëri atë. Gjatë rrugës, bashkëshortja e tij i numëroi paratë. “Ishin 9 000 franga para të gatshme. Bankënotat sapo ishin tërhequr nga banka. Mbi to kishte akoma një kapëse letre», thotë Eduarti për “20 Minuten”, transmeton Shtegu.com.
Kur mbërriti në stacionin e policisë në Arbon, prindi familjar i tregpom një nëpunëseje për ngjarjen. Ajo i shprehi mirënjohje për ndershmërinë e tij. Për Eduartin kjo ishte më se e natyrshme, pasi nuk ishin të hollat e tij.
Një orë pasi familja ishte në stacionin policor, celulari i tij cigërroi. Në skajin tjetër ishte nëpunësja e stacionit të policisë në Arbon. Ajo i tha se pronarja e çantës së kuqe e kishte kontaktuar atë, thotë Eduarti. Ai nuk e kontaktoi personalisht pronarin e çantës dhe të 9 000 frangave. Sipas oficeres së policisë, ajo ishte shumë e prekur emocionalisht. “Ajo më la 100 franga. Tani mund t’i marr në stacionin e policisë”, thotë Eduarti, i cili me kërkesë të Shtegu.com, ka treguar se me prejardhje është nga Hogoshti dhe se punon në sigurim.
Zëdhënësi për media i Policisë së Kantonit Thurgau , Andy Theler e ka konfirmuar rastin. Pronarja e çantës së kuqe është një grua e moshuar. “Ajo ishte në gjendje të identifikohej si pronare të parave dhe ne i dhamë asaj çantën dhe përmbajtjen e saj”. Lidhur me tarifën e gjetësit, Theler thotë se është zakon të merret drejtpërdrejt në postë. Kjo është mënyra më e sigurt për të siguruar që gjithçka të shkojë siç është rënë dakord.