
Personazhet e njohur janë më shumë të ekspozuar ndaj ‘hacker-ave’ të rrjeteve sociale, duke qenë se ata kanë dhe më shumë ndjekës për shkak të famës së tyre. Ndaj, jo pak herë ka patur raste kur atyre iu kanë vjedhur llogaritë e tyre në rrjetet sociale.
Së fundmi, kjo ka ndodhur me këngëtaren e njohur, Albërije Hadërgjonaj.
Asaj i kanë vjedhur Instagramin, e kjo dallohet nga emri i vendosur në llogari: Alejo Canova. Gjithashtu, janë fshirë të gjitha postimet e mëparshme.
Deri më tani personi që i ka vjedhur Instagram-in, nuk ka postuar asgjë.
Albërije Hadërgjonajt i vjedhin llogarinë në Instagram!
Nuk dihet arsyeja pse ka ndodhur kjo, megjithatë shpresojmë që Albërija të rimarrë sa më shpejt llogarinë e saj!
/News31./Shqiperiaime.com.al