
Me siguri e keni pyetur veten se ç’kuptim ka “i” tek iPhone. Shumë prej nesh kanë menduar se ka kuptimin “telefoni im”, por ja që Steve Jobs ka pasur qëllim tjetër.




Në vitin 1998 , kur u lançua kompjuteri iMac, Jobs tha se kompania ka për qëllim të ofrojë një pajisje që i lidh njerëzit me internet, kështu që “i” ka pasur qëllimin të tregojë se nga ky kompjuter njerëzit mund të lidhen me internet.




Jobs ishte më largpamës se kaq, “i” ka dhe kuptime të tjera të fshehura, siç janë “individual”, “instruct-udhëzim”, “inform-informim” dhe “inspire-inspirim”.v