
Momenti ku disa dele shfaqen në formë rrethore, ka befasuar jo pak njerëz.




Ky moment është fotografuar në Britaninë e Madhe nga një çiklist, dhe ku delet duket sikur kontrollohen nga një forcë e mbinatyrshme.
Pas publikimit të fotove në internet, përdoruesit mbështesnin habinë e tij, duke e quajtur formacionin “dele-UFO”.
Christopher Hogg tha se ideja e vetme që vinte në kokë në ato momente, ishte se delet po komandoheshin me telepati nga alienët, që i urdhëronin të vendoseshin në formacionin e pazakontë rrethor.
“Po ecja me biçikletë drejt Rottingdean në East Sussex kur pashë kafshët leshtore që silleshin në mënyrë të pazakontë”, tha 47-vjeçari.
Ai shtoi se qëndrimi i tyre të kujtonte rrethet gjigande misterioze të të mbjellave që u shfaqën në Britani në vitet 1990, të cilat edhe atëherë shkaktuan frikë të presences aliene.




“Çfarëdo që të ishte, qe e pabesueshme.
Ato po qëndronin në formën e nje anijeje kozmike aliene.
Ishte diçka shumë e bukur por jemi në vitin 2021 dhe diçka e tillë të fut frikën.
Kur shikova më nga afër, kuptova se ishin dele.
Delet zakonisht janë të zhurmshme me blegërimat e tyre, ndërsa ato qëndronin të palëvizura dhe të heshtura.
Ishte qetësi absolute, sikur delet të ishin në një gjendje ‘trance’”.
Ai shton se papritur u pushtua nga një dëshirë për t’u larguar dhe shkoi me shpejtësinë shtëpi për t’i treguar fotot gruas Victoria dhe djalit të tij Louis, të cilët u mahnitën.
“Ne të gjithë ishim dakord se ky mister kërkonte rikthimin e Mulder e Scully!”, shtoi ai, duke iu referuar dy detektivëve të serialit “X Files”me fenomene të pashpjeguara.




Megjithëse shumë hipoteza u hodhën mbi orientimin e deleve, shpjegimi ishte tepër i thjeshtë, delet ishin në një mënyrë të tillë, pasi bariu i kishte vendosur ushqimin në formë rrethore.