Cikloni po vjen nga deti! Ja oraret që do të godasë stuhia në Tiranë dhe rrethe

Pas dy ditëve me mot të mirë, diell, por temperatura shumë të ulëta sot do të rikthehen sërish reshjet e shiut që do të jenë në formën e stuhisë pothuajse në të gjithë vendin. Vala e motit të keq nis në mëngjes nga veriu dhe pjesa e Adriatikut. Në mesditë do të përfshihet nga reshjet pjesa e ultësirës perëndimore.

Pas orës 15:00 furtuna do të godasë Tiranën për të kaluar drejt pjesës së lindjes së vendit. Pasditja do të gjejë të gjithë territorin nën kushtet e motit të keq. Do të qetësohet pak të premten në mbrëmje, por jo për shumë orë, pasi e shtuna do të jetë me shi dhe e diela me vranësira lokale.

Java tjetër nuk do të karakterizohet nga reshjet, por temperaturat e ulëta./shqiperiaime.com.al

Author: portali