Pas 3 orësh protestë askush nuk e priste që Sali Berisha të tërhiqej ashtu në mënyrë të papritur dhe të njoftonte shpërndarjen e mbështetësve të tij për t’ia lënë ‘çlirimin e shtëpisë së demokratëve’ një dite tjetër.
Teksa ishte në tentativën e tij të radhës për të kaluar Lanën dhe por t’iu rikthyer selisë blu, papritur Berisha ndërroi mendje.
Gjatë gjithë kohës kur ishte i rrethuar nga militantët e tij Berisha është parë teksa komunikonte vazhdimisht me mesazhe në celular.
Dhe vetëm pak minuta pasi kishte deklaruar se do të rikthehej për s ulmin e dytë, Berisha për habinë e të gjithëve njoftoi ‘shkrehjen’ e revolucionit.
Ende nuk dihet se cili ka qenë komunikimi dhe me kë ka folur Berisha që i është ndërruar mendja në atë moment kur dukej i vendosur.
Por duket se fuqia e tij ka qenë shumë herë më e madhe se vendosmëria e Berishës për t’i marrë sa më parë fronin Bashës.