Ish kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu ka komentuar situëtan brenda Partisë Demokratike dhe vizitën e të dërguari të SHBA, Gabriel Escobar.
Në një lidhje me “Skype” në studion e lajmeve të Vizion Plus, Spahiu tha se vizita e Escobar në Tiranë kishte tre mesazhe.
“Kishte tre mesazhe ndonëse pritshëmria ishte më e lartë sepse priteshin hapa konkret. Nuk ndodhi ajo çfarë u reklamua me të madhe, as arrestimi i Berishës. Vizita pati tre synime: Te jepej një mesazh i qartë që Partinë Demokratike, amerikanët do ja lënë Bashës.
Luftës për çmontimin e Berishës do i shkohet deri në fund. Kush mbështet Berishën do të futet në listë “non grata” qofshin politikanë apo biznese . Është një lloj vazhdimësie e administratës së Blinken në raport me vendimt e marra më përpara.
Hapi i ardhëshm i amerikanëve do të jetë në raport me rezistencën që do të bëjë Berisha. Nëse ai do të krijojë një parti të re, do të kete nje lloj neutralizimi. Nëse do synohet marja me forcë e goditës së PD dhe largimi me dhunë i Bashës, amerikanët kanë përgatitur palani B për të goditur mbështetësit e Berishës dhe vetë atë”, u shpreh Spahiu.
Më tej ai theksoi se amerikanët i kanë dhënë Bashës garanci që të paktëm logon dhe çelsat e partisë t’i mbeten atj./m.j