
Një çoban në zonën Xhuxhë në Fan të Mirditës ka zbuluar disa piktograme në në një shkëmb të ngulur në një stom dheu.




Pasi e ka bërë këtë gjetje, çobani i ka dërguar fotot të vëllait në TIranë që me ndihmën e specialistëve po pret që të kuptojnë më shumë rreth këtyre piktogrameve.
Fotot i ka publikuara në rrjetet sociale publicisti Gjergj Marku, i cili tregon se po i njëjti çoban më herët ka zbuluar piktograme të tjera në Xhuxhë.
Statusi i plotë i Gjergj Markut:




Gjetja e Shekullit ne XHUXHE:
Zbulohen piktogramet e tjera nga nje çoban i fshatit!…
(Mark P. Gjoka, ka qene duke ruajt lopen ne fshatin Xhuxhe ku ai dhe jeton me familje, nderkohe qe fale sensibilizimit ne gjetjen e pare te Piktogrameve te Xhuxhes, ka vene re serish nje shkemb me simbolika te peraferta, ndaj ka biseduar ne telefon me vellain. Me pas ka qene vajza e tij me nje telefon me kamer qe e ka fotografuar duke ia nisur te vellait, Sandrit, ushtarak ne Tirane, i cili ka sensibilitetin e duhur ndaj vlerave trashegimore te asaj zone. Para pak minutash me beri me dije Frrok Bardhi dhe Sander Gjoka, i vellai i çobanit qe ka bere gjetjen, i cili dhe me dergoi fotot.




Keto foto te para vijne pikerisht nga Xhuxha ku duket nje shkemb i ngulur ne nje stom dheu, ku eshte sigluar art-shkembor me i madh se rrasa e pare, te dyshuara si PIKTOGRAME. (Jane specialistet e mirefillte qe do thone fjalen e fundit).
Ishte i paralajmeruar ky fakt edhe nga intervista me profesore te njohur te kesaj fushe si Sh.Bengu apo M.Kerkuti e te tjere se Rrasa me piktograme e gjetur pak muaj me pare ne Xhuxhe nuk mund te ishte e shkeputur nga konteksti. Eshte koha qe ate Zone te Xhuxhes ne Fan te Mirdites per ta shpall sit arkeologjik te kategorise se pare.)



