
Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë një nga çiftet më të dashura shqiptare. Përtej gjithë dashurisë së publikut, kohët e fundit ata janë tërhequr paksa nga muzika duke mos qenë aq aktivë sa më parë dhe duke u fokusuar më shumë te biznesi. Kënga e fundit e Albanit është ajo me Elgit Dodën e publikur para 4 muajsh, kurse e Miriam Canit, “Sa shumë të dua”, 10 muaj më parë.




E së fundmi, duket se ata po sjellin një bashkëpunim. Çifti ka publikuar në rrjetet sociale dy foto romantike teksa në sfond është perëndimi i diellit. “Në kohë të mira e të vështira!”- shkroi Albani, kurse Miriami: “Zemër përmbi zemër!” Rreshta këta që nuk duken të zakonshëm por si titull a vargje këngësh. Për më tepër Miriami u ka bërë tag edhe bashkëpunëtorëve të tyre në muzikë.




Albani dhe Miriami kanë disa bashkëpunime së bashku. I pari është “Let me die with you, i sjell para 8 vitesh. Më pas, ata publikuan “Dhurata” një këngë dedikuar të bijës, Ameli. Dhe në 2019 erdhën me “Duam”, bashkëpunimi i tyre i fundit. /News31