Dafina Zeqiri është thjesht FANTASTIKE, këngëtarja mban premtimin! Ja ku do shkojnë paratë e mbledhura nga shitja e albumit

Ashtu siç edhe kishte premtuar, Dafina Zeqiri ka zbuluar se të ardhurat nga shitja e albumit të saj, Dafinë Moj, kanë shkuar për fëmijët autikë.

Pas publikimit të këtij projekti madhor, që rezultoi një sukses i jashtëzakonshëm, këngëtarja zbuloi se pas fshihej ky gjest human.

Sot, ajo ka vizituar një shoqatën e autizmit, ku dhe ka zbuluar se paratë janë dhuruar për to.”Sot vizituam shoqatën Autizmi, ku përveç që kaluam çaste të bukura duke kënduar dhe vallëzuar me fëmijët e shoqatës, ashtu siç edhe kemi premtuar, dorëzuam mjetet nga shitja e albumit “Dafinë moj”.

Nga mjetet e mbledhura do të ofrohen 2 mijë orë shërbime multidisiplinare falas për raste sociale që trajtohen në shoqatë. Kjo është nisma jonë për një kauzë kaq të madhe!”, ka shkruar këngëtarja.

 

Kujtojme se “Duro” është projekti më domethënës për Dafina Zeqirin, përmes të cilit përcolli një mesazh të rëndësishëm për të gjithë ata që përballen me probleme të shëndetit mendor. Së fundmi, këngëtarja ka marrë një mesazh mjaft prekës lidhur me këtë këngë, të cilin e ka ndarë me ndjekësit e saj.

Fansja tregon se si kënga “Duro” e ndihmoi atë që të kalonte një fazë të vështirë të jetës së saj. “Dje isha shumë e ftohur nga jeta, u lodha nga gjithçka. Pashë një ngjarje ku dy shokët e mi i shkeli vetura para syve të mi dhe ata po lu-ftonin për jetën. Unë këtej po vuaja, po thosha pse është kjo jetë kaq e poshtër, pse është kjo jetë e padrejtë me ne.

Thashë s’dua të jetoj më, dua të iki nga kjo botë, u ftoha nga jeta nga gjithçka. Të gjithë njerëzit rreth meje më bënin presion në të njëjtën kohë, isha shumë e shk-a-tërruar.Dhje ishte dita më e keqe e jetës time saqë thashë se u dorëzova, nuk duroj më, nuk dua të jetoj.

Por a e di çka më erdhi ndërmend ajo kënga jote “Duro”…u ndala dhe mendova njëherë, e lëshova këngën dhe fillova ta dëgjoja. Njëkohësisht edhe qaja, çdo rresht i asaj kënge u bo inspirim për mua. Ndoshta duket edhe e pabesueshme, por që ajo këngë mua më solli në jetë prapë, më bëri shumë të fortë.

Do të doja të të falënderoja ty me gjithë shpirtin tim, je inspirim për mua, për zotin shyqyr që ekziston. Të dua shumë!!!“, shkruan ajo. Kjo këngë në fakt për vetë mesazhin që përcjell ka pasur një vlerësim shumë të madh jo vetëm nga publiku, por edhe nga vetë artistët me njëri-tjetrin.

Author: admin