Darka zyrtare me Vuçiç e Zaev, Rama mbërrin në Elbasan (Video)

Eskorta e kryeministrit Edi Rama ka mbërritur në Elbasan këtë mbrëmje.

Në videon e siguruar për “BalkanWeb”, shihet se si eskorta e kryeministrit, shoqërohet nga makinat e policisë, teksa futet në qytetin e Elbasanit.

Kujtojmë se në Shqipëri këtë të hënë dhe të martën janë të pranishëm kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidenti serb, Alesandër Vuçiç, në vazhdën e diskutimeve për “Ballkanin e Hapur”.

E pikërisht mbërritja në qytetin e Elbasanit ishte e parashikuar në agjendë, ku në orën 18:30 do bëhet mbërritja në qytet dhe në orën 19:00 është parashikuar darka zyrtare e delegacionit. Mësohet se është duke u pritur ardhja e presidentit Aleksandër Vuçiç./shqiperiaime.com.al

Author: portali