Nëse mendoni se për të eksploruar shtigje të reja duhen këmbë të forta, historia e Niki Antram do t’ju provojë krejt të kundërtën. Prej vitesh ajo udhëton nëpër botë duke mbajtur në shpinë Jimmy-n 26 vjeçar, djalin e saj të vetëm që ka lindur i verbër dhe me probleme të shëndetit mendor.
Niki dokumenton çdo eksperiencë të tyre në një blog udhëtimesh, i cili së fundmi është bërë shumë viral në rrjete sociale dhe shtypin e huaj.
Nga Hawaii në Bali, nga deti në mal, kjo nënë e guximshme mban mbi shpatulla jo vetëm të birin, por bashkë me të edhe dëshirën e përgjegjësinë për ta bërë të lumtur.
“Vendosa të ndaj historinë time në mënyrë që çdo nënë e re, që mund të gjendet në një situatë të ngjashme me timen, ta dijë se pavarësisht se është një gjë ”e frikshme” të dish se fëmija yt do të varet nga ti gjithmonë, kjo nuk do të thotë që jeta juaj nuk do të jetë e mrekullueshme dhe argëtuese. Çdo gjest i vogël, çdo fjalë e re e Jimmy-t është një fitore”- shpjegon Niki, me durim dhe dashuri.
“Të dy duam të njëjtat gjëra”, thotë Niki. “Unë kam qenë gjithmonë një fëmijë i egër, më pëlqen të festoj dhe të argëtohem, por kurrë nuk kam lënë që kjo të më pengojë të jem prindi më i mirë për fëmijën tim.
Jam e kënaqur për të gjitha zgjedhjet që kam bërë sepse më kanë çuar ku jam sot dhe jam mirënjohëse për këtë. Dashuria për të më dha forcë për të ecur përpara dhe për të imagjinuar një të ardhme në të cilën rilind çdo ditë në buzëqeshjen e tij”.-përfundon ajo./BURIMI “RAINEWS.IT”