Si çdo vit edhe natën e ndërrimit të viteve në pritje të 2022 RTV Ora solli kamerat e fshehta. Këtë herë në kurth ishte këngëtari i njohur Ylli Baka.
Gazetari Andi Llabuti hiqet si djali që këngëtarit i ka dhënë lekët e kaparit për të kënduar në dasmë por nuk ka ndodhur.
Ndërsa xhirohej spektakli “Erdhi Ora” në RTV Ora i prezantuar nga Ana Kallaku dhe Erion Korini, në studio hyn papritur Andi dhe i drejtohet Ylli Bakës:
“Mi ke ngritur nervat kur bëre sikur nuk më njohe”, “Kush je ti” i thotë Ylli Baka. Andi: Jam ai djali që të ka dhënë kaparin e dasmës dhe nuk i erdhe në dasmë”
Ylli Baka: Nuk ka shans. Mbaje pak më butë. Si përfundim Ylli e përballoi mjat mirë situatën me një qetësi olimpike dhe thjeshtësi të paparë.
Kujtojmë se Ylli është një nga këngëtarët e muzikës popullore më të dashur nga gjithë shqiptarët si brenda ashtu dhe jashtë vendit ku janë emigrantët.