
Vendi ynë paraqitet me alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash, të cilat më të dukshme pritet të jenë në orët e pas_mesditës.
Parashikohet që vranësirat të jenë më të fokusuara në zonat Veriore, ku në skajin Verior do ketë edhe shfaqje të përkohëshme të flokëve të dëborës. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë./Shqiperiaime.com.al