
Detektivja private Shkënda Lili ka qenë e ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” në RTV Ora e cila ka folur për profesionin që ajo ka zgjedhur dhe tradhëtinë mes një çifti. Shkënda shprehet se shumica e klientëve kanë qenë femra sepse kanë natyrë dyshuese, por kohët e fundit, as karantinës ka pasur më shumë kilentë meshkuj.




Shkënda Lili: Femrat janë më të fiksuara dhe dyshojnë më shumë sepse vetëvetiu e kanë këtë mikrobin e dyshimit. Por kohët e fundit kanë filluar që meshkujt të vijnë dhe ta heqin atë tabunë se shqiptari është pak i vështirë, të vijë një mashkull në zyrën e një dedektivi që të pranojnë se partneria e tyre t’i ketë tradhëtuar.




Por tani kanë filluar, sidomos nga karantina e këtej më ka rezultuar që më kanë ardhur më shumë meshkuj në zyrë. Pas karantinës është bërë një shpërthim i paparë domethënë.