
Ish-drejtuesi i Policisë, Arben Hajdarmataj, është shprehur mbrëmjen e sotme se në përgjithësi vajza të ndryshme të ekranit joshen nga grupet kriminale për shkak të përfitimeve financiare.




Ai tha se këto vajza nuk kanë mundësi financiare të blejnë makina të shtrenjta apo shtëpi në zonën e ish-Bllokut, ndaj futen në këto grupe kriminale për të përfituar sa më shumë para’.
“Në përgjithësi është një tendencë për shkak të joshjes nga paratë e mëdha, të pozicionit në publik, kanë dëshirë që të futen në këto organizata. Një vajzë e shoë bizit , nuk dua të ofendoj njeri por një gazetare me rrogën e vet nuk do të blejë dot një Audi Q7, nuk mund të ketë një shtëpi në Bllok.




Ajo mund të jetë e bukur, por këto mundësi ekonomike nuk i ka, që të jetë në top listë ngatërrohen me grupet kriminale. Grupet kriminale nuk do të thotë që kryejnë vrasje, janë tek pastrimi i parave, tek trafikimi, tek mashtrimi, tek shfrytëzimi i prostitucionit”, tha Hajdarmataj.