
Aktori Rezart Veleshnja ka reaguar pas komenteve që shumta që pushtuan profilin e tij pasi e cilësoi homoseksual dhe pederast kolegun e tij Alex Seitaj. Në një video që ka publikuar në profilin e tij në Instagram, Veleshnja thotë se ai një aktor humori është dhe atë që mendoi e tha.




Më tej, Veleshnja tha se shqiptarët janë të çuditshëm duke kujtuar këtu edhe rastin e Shukriut, ku sipas tij njerëzit u morën vetëm me brekët e tij të grisura.
“Pas deklaratave që unë bëra tek Shqipëria Live, unë aktor humori jam. Mendova diçka, e thashë. Pashë komentet e njerëzve, të disave. Përfundimisht jemi njerëzit më të çuditshëm. E mbani emnd atë në Shqipëri, Shukriun, asnjë nuk u mor me faktin që ai shkonte me femra, por vetëm me brekët e tij që i kishte me vrimë. ne nuk kemi hallin e hallit vëlla, ne merremi me çikërrima. Ne merremi vetëm me brekët e grisura,”- thotë Veleshnja.




Veleshnja, referuar një kënge paroni që kishte realizuar Alex Seitaj e cilësoi atë homoseksual. Më herët ai shpërtheu edhe ndaj Agron Llakaj, për të njëjtin koment që bëri ky i fundit, i cili e cilësonte gay Arian Konomin në një nga skeçet e veta.