
Një ditë më parë, PD doli me një paketë propozimesh për dekomunistizimin. Por për analistin Arjan Curri, politika shqiptare mban ende në gjirin e saj bij të komunizmit dhe një nismë e tillë është e pamundur të çohet deri në fund.




“Lindi si parti komuniste dhe për 30 vjet nuk e bëri procesin e dekomunistizimit. Gjysma e komunistëve ngelën në PS dhe gjysma tjetër u bënë të djathtë. Askujt nuk i intereson të bëhet ky proces se 90% e tyre kanë qenë vetë. Këta nuk e bënë sepse kanë qenë dhe janë bij besnikë të PK.
E kemi traditë pandëshkueshmërinë. Edhe ish-ministrat që mund të jenë zhytur thellë në korrupsion, i lëmë aty ku janë. Madje ndonjëherë kemi sindromën e Stokholmit.




PD është gjysma e Partisë Komuniste. Nuk ka fshirë ish-komunistët në gjirin e saj, këta jetojnë gjatë. Këta nuk e kanë lënë PD-në të bëhet parti e djathtë. Në 31 vjet histori nuk kemi parë një të djathtë konservatore. PD ende zien mes dy apo më shumë kampeve, që nuk e njohin qarkullimin e elitave”, deklaroi Curri.