
Ky është momenti kur një burrë i sapomartuar goditi gruan e tij para mysafirëve në një ceremoni martese.
Kjo video besohet se është kapur në Azinë Qendrore, dhe shihet një çift duke kurorëzuar lidhjen e tyre.
Por një gjë e papritur ka ndodhur aty, pasi nusja filloi të ngacmonte dhëndrin me tortën e dasmës.
Ky ngacmim nuk u prit aspak mirë nga dhëndri, i cili e goditi gruan me një forcë të tillë sa që ajo shtyhet një hap prapa.
Nusja më pas shihet duke mbajtur fytyrën pas goditjes së fortë por edhe të papritur që e morri./asutimes.com