
Bora Zemani është një nga moderatoret më të komentuara në ekranin shqiptar. Aktualisht, ajo moderon emisionin më të ndjekur dhe me një audiencë të lartë atë të “Për’puthen.
Por karriera e Bora Zemanit në televizion është shumë e gjatë. Në fillimet e saj Bora ka prezantuar motin si dhe ka qenë moderatore sportive.
Ajo ka qenë prezantuese moti në vitin 2011 tek “Albania Screen”, dhe pamja e saj ishte ajo që na tërhoqi më shumë vëmendjen. Moderatorja duket shumë më ndryshe nga se është sot, madje mund të themi se nuk njihet fare.