Djali i ish-presidentit Trump, fejohet me gazetaren e Fox News, Kimberly zbulon unazën me diamantin 8-karat

Djali i Donald Trump dhe Kimberly Guilfoyle janë fejuar. 44-vjeçari Donald Trump Jr. dhe prezantuesja 52 vjeçare e ‘Fox News’ janë në lidhje që nga viti 2018.

Don e Kim janë fejuar ditën e parë të vitit, që është dhe ditëlindja e Don. Ata janë së bashku prej katër vjetësh tashmë dhe njihen prej rreth 15 vitesh”- ka thënë një burim për DailyMail.

Cifti e kanë mbajtur private lidhjen e tyre vitin që shkoi teksa u vendosën në Florida pas largimit nga New York. Ata janë të fokusuar në punën dhe te fëmijët e tyre, pasi kanë në total gjashtë” (5 të Donald Trump Jr nga martesa me ish-bashkëshorten e tij Vanessa dhe 1 gazetares).

Të shtunën Don Jr. Celebroi ditëlindjen e tij të 44-rt në mbrëmjen gala të babait të tij në rezortin Mar-a-Lago në Florida. Aty çifti ishin veshur me të zeza dhe 52 vjeçarja Kimberly, tregonte dhe unazën gjigante të fejesës./BalkanWeb.com

 

Author: portali