
Kur mendohej se një dashuri do të kurorëzohej në martesë, djali zbulon diçka që e ka tronditur dhe thotë se është në dilemë për vendimin. Kjo është historia e rrëfyer.




“Jam një djalë 30 vjeç nga Puka. Kam 4 vite i lidhur me vajzën që isha gati ta merrja për nuse. Gjithçka shkonte mirë, derisa im vëlla vjen e më thotë diçka që më ka bërë keq e jam tërhequr nga vendimi për t’u fejuar.
Vëllai më tha se e dashuria ime, gjatë 4 muajve që kemi qenë njëherë të ndarë më ka tradhëtuar. Dmth ka dalë me dikë tjetër. Por e dashura kur u rikthyem s’ma tha. Madje as sot akoma s’ma ka treguar.
Ajo gjë është e vërtetuar sepse unë i besoj vëllait tim. Ishim gati të fejoheshim për Krishtlindje, por unë e ndalova atë gjë. I thashë asaj, ajo u betua që nuk është e vërtetë dhe vetëm betohet akoma.




Nuk di pse më gënjen. Nuk di çfarë të bëj! Unë e dua, por nuk e duroj gënjeshtrën. Ndonjë këshillë ju lutem???”, shkruan ai.