
Atmosfera e festës së Halloween ka përfshirë edhe personazhet e njohur. Grimieri i njohur, Arbër Bytyqi ka vendosur të bëjë një ndryshim drastik në ditën e rikthimit të shp irtrave të vd ekur!
Bytyqi ka marrë vëmendjen e të gjithë ndjekësve të tij, teksa ka postuar një video në rrjetet e tij sociale, ku shihet i transformuar dhe ‘shndërruar’ në një grua!




‘Arba është rikthyer’, shkruan bashkangjitur videos make-up artisti nga Prizreni, ku shihet me flokë të gjatë dhe grim të theksuar e nuk njihet më! Edhe vitin e kaluar Arbri bëri një ndryshim te ngjashem duke u shndërruar ne grua.




Video mori reagime dhe komente të shumta, ndërsa emra të njohur të estradës kanë shpërndarë në llogaritë e tyre ndryshimin e Bytyqit. Kujtojmë se pak kohë më parë, artisti u komentua tepër për ndryshimin e tij, pas humbjes së 34 kilogramëve!
View this post on Instagram