“Do të vritet Enkelejd Alibeaj”/ Berisha tregon se çfarë fshihet pas paralajmërimit të Brahos

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se ish-deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho mori informacione nga anëtarja e Gjykatës Kushtetuese Marsida Xhaferllari se deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj i kërcënohej jeta në protestën e 8 janarit.

Berisha:

E morët vesh çfarë po ndodh me seancën e Metës. Para 5 ditësh, një ish-xhelat i diktaturës deklaron se me datë 8 një deputet i PD-së do të vritet. Zylyf Braho. Cili ishte deputeti? Ishte anëtarja e gjykatës kushtetuese, bashkëjetuesja e Alibeajt. Menjëherë bodigardët për të shpëtuar… Ja dërguan apostafat për ta marrë në mbrojtje. I duhet vota e saj. Nuk jam në brendi, por kjo është kristal kapje në një shantazh të turpshëm. Një njeri që njofton se do vritet një deputet ai duhet të thirret të nesërmen. Ose tregon krimin ose është bashkëpunëtor në krim. Kjo është kapje. Dihet Edi Rama e ka atë njeri intim. Nuk ndodh kund kjo. Unë po e përmend, unë kam respekt për zonjën, por kjo s’ka lidhje me kte. Kjo vetë personalisht nuk mrapa këtij kurthi të turpshëm. Ky kurth stiset nga Rama. Kjo është shumë e hapur. Sa mora vesh që do vritej Enkelejd Alibeaj më shkoi mendja te zonja Alibeaj, që kam respekt për të.

Author: admin