
Një ditë para Kuvendit të 11 Dhjetori, ish kryeministri Sali Berisha iu drejtua sot me një mesazh demokratëve, të cilët pa përjashtuar as kreun e PD, Lulzim Basha, i ftoi të marrin pjesë pavarësisht kohës së keqe.




Por deklarata e Berishës është shoqëruar me një incident të vogël, pasi mesa duket ish-kryeministri nuk e dinte se mesazhi i tij, po përcillej drejtpërdrejt, ndërsa kërkoi të ndërpresë fjalimin për ta rithënë edhe një herë.




Porosia kryesore e Berishës për delegat ishte që të visheshin trashë. Mirëpo këtë pjesë, Berisha e përsëriti disa herë dhe madje në një pjesë të deklaratës dëgjohet të thotë: Dua ta përsëris dhe një herë, atë pjesën që të vishen trashë.
“Është live doktor,”– i thotë një vajzë.