Donaldi dhe Beatrix kanë kryer s*ks brenda shtëpisë? Sabiani: I kishim krevatet…

Javën që sapo lamë pas rrjeti është “trazuar” nga pyetja nëse Donaldi dhe Beatrix kanë kryer marrëdhënie brenda shtëpisë së Big Brother Vip, pasi disa video ngritën dyshime të shumta.

Në një prej pamjeve çifti ishte filmuar duke bërë lëvizje të dyshimta poshtë batanijes, por me sa duket nuk qenka ashtu.

Kjo pyetje u shtrua edhe në “Fan Club Big Brother VIP”, ku i ftuar ishte Sabiani. “Ne filluam të diskutonim kur pamë lëvizjet nën batanije”, u shpreh gazetarja Iva Tiço.

Më pas moderatorja Dojna Mema pyeti Sabianin drejtpërdrejt nëse mes dyshes kishte ndodhur diçka më shumë se puthjet.

Sabiani tha: “100% jo. I kemi pasur dhe krevatet bashkë, plus nuk janë mundësitë aty!”

Author: admin