Double Eaglez sjellin “Selfmade” një super projekt

Double Eaglez sjellin “Selfmade” një super projekt

Ashtu si dhe ishte paralajmëruar projekti i tyre sapo është publikuar dhe ia vlen ta shikoni e dëgjoni. E kemi fjalën për grupin Double Eaglez që sapo kanë prezantuar një super projekt që mban titullin ” Selfmade”, ndërsa mësojmë se është gati edhe projekti ” Selfmade 2″ e pritet të vijë shumë shpejt si dhe plot projekte. Tre djelmoshat shqiptar të grupit që me origjinë janë nga Gjilani dhe Kumanova por që jetojnë në Zvicër janë prezantuar mjaft mirë me këtë projekt muzikor ku dëgjohet dhe shihet stili e talenti i tyre por edhe një video e dimensioneve të mëdha.

Reperët që kanë preferuar të njihen si BiG’i, Treaky dhe BCrazy menaxhohen nga kompania ” Empire Entertaiment”. Nëse ende se keni klikuar ne ju ftojmë që ta klikoni këtu po poshtë e do të bindeni se keni të bëni me super talentë.

Author: portali