Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR, Blendi Gonxhja, ka informuar rregullin e ri. Ai bën me dije se tani e tutje kur të bëhet ndërrimi i pronësisë së mjetit, nuk do jetë nevoja që mjeti t’i nënshtrohet përsëri kontrollit fizik.
Sipas Gonxhes, kjo sjell një lehtësim i procedurave dhe shërbim më të shpejtë për qytetarët.
Në një njoftim të Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Transportit Rrugor, renditen edhe të mirat që sjell kjo risi.
Njoftimi i plotë:
Tjetër LAJM I MIRË për Drejtuesit e Mjeteve!
Mbi 60,000 mjete në vit paraqiten për Kontroll Fizik kur ndërrojnë pronësinë e mjetit.
Falë marrjes në administrim sivjet të Kontrollit Teknik dhe ndërveprimit të sistemeve informatike, Certifikata e Kontrollit Teknik e lëshuar nga DPSHTRR e bën të panevojshme që mjeti t’i nënshtrohet përsëri kontrollit fizik!
Eliminojmë nga viti 2022 mbi 60,000 praktika Kontrolli Fizik në vit!
Thjeshtojmë procedurat, duke liruar kapanonet nga radhët e duke ndihmuar për një shërbim më të shpejtë për të gjithë:
Ulim kohën e shërbimit të Ndërrimit të Pronësisë me rreth -30 min!
Ulim koston e këtij shërbimi me -1,500 lekë më pak!
I kursejmë qytetarëve në total:
90,000,000 lekë/vit
30,000 orë pritje/vit
Më Lehtë, Më Shpejt, Më Lirë!