
Tringa Kay, një nga këngëtaret më transparente të show bizit shqiptar, preku një temë delikate në emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV ORA.




E pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, nëse ndonjë sponsor e ka ngacmuar seksualisht, Tringa u përgjigj ‘po’, duke treguar historinë e plotë.




‘Ka ndodhur disa vite më parë. Një kompani më kontaktoi që të bëhesha imazh i markës së saj, dhe në këmbim do të paguanin klipin tim. Ata kanë biseduar me menaxherin tim, jo me mua personalisht, sepse numrin e telefonit nuk ia jap askujt. Deri kur, më vjen një mesazh nga drejtori i kësaj kompanie, i cili më ofron që të shkonim së bashku për një udhëtim në Dubai. Vetëm ne të dy. Unë nuk e njihja ate person, dhe sigurisht që refuzova. Nga ai moment, ndërpreva dhe marrëveshjen me këtë kompani.’ u shpreh Tringa.