Dukaj: Mediat lokale në Malësi heshten ndaj rastit tim…

Përballja im me bullizmin, për një kohë të gjatë, të ushtruar nga kreu i komunës së Tuzit, ka qenë sa i vështirë po aq i rrezikshëm, jo vetëm për mua si individ, por edhe për familjen time, të afërm dhe miqtë e mi.
Pasojat e këtij fenomeni dhe i cili luftohet në mbarë botën e përparuar, janë të rënda e po aq të rrezikshme, sidomos, për shëndetin mendor të një njeriut dhe pa mbështetjen dhe ndihmën e më të dashurve, vështirë se mund të përballohen pasojat e kësaj dukurie të rrezikshme.

Sindromi i “tavolinës së zbrazët”, me të cilin ballafaqohesha çdo ditë pune nga ora 08 e mëngjesit e deri që më pushuan nga puna ( gadi dhjetë muaj të plotë), ka qenë i vështirë dhe është dashtë forcë e madhe për ta përballuar në kërkim të daljes nga situata e krijuar.

Rrethi i vogël në të cilin jetoj, duket se ende nuk është i përgatitur që të sfidojë fenomene të tilla, por edhe të mbështes individët e prekur nga pasojat e rënda të bullizmit.
Përjashtimi nga aktivitetet e punës, injorimi nga kolegët, përbuzja e shumë të tjera, këtë sfidë e rënduan edhe më shumë, duke rritur presione të llojllojshme me qëllim të pasojave sa më të rënda për shëndetin tim.

Përveç familjes, në këtë luftë unë nuk isha i vetëm, pasiqë mediat malazeze, rastit tim i dhanë hapësirë të mjaftueshme , madje në ballinat dhe faqet e para të mediave të shkruara; të gazetave, portaleve, revistave, etj.
Por, edhe media të ndryshme nga rajoni, trajtuan çështjen time nëpër portale dhe gazeta, madje edhe në emisione të tyre televizive, duke e klasifikuar si rast të veçantë dhe si fenomen që duhet luftuar me të madhe nga vetë shoqëria. Disa, rastin tim e karakterizuan si hap të guximshëm në thyerjen e heshtjes për të gjithë të tjerët që mund të gjenden në situata të ngjashme.
Andaj, një falënderim dhe mirënjohje e thellë për të gjitha ato media të cilat, me punën e vet, nuk lejuan që rasti im të heshtet dhe të minimizohet por i dhanë atij hapësirën dhe nivelin e merituar e që i takon!
Ajo që, po ashtu, duhet veçuar gjatë gjithë kësaj kohe, madje edhe pas njëviti e gjysmë, janë mediat lokale ku unë jetoj, Tuz/ Malësi, e të cilat këtë rast e kaluan në heshtje absolute, pa as edhe një shkronjë ose fjalë, duke mos i kushtuar as edhe vëmendjen më të vogël, qoftë përmes lajmeve FLASH. Sigurisht, ato, kështu e shohin rolin e vet në hapësirën mediatike të këtij nivelit!
Aq më parë pasi mediat malazeze dhe nga rajoni u dëshmuan si luftëtar të denjë për të luftuar dukuritë e këtilla negative, që ato të mos përsëriten në të ardhmen ndaj askujt.
Gjë që shpresoj e dëshiroj edhe unë dhe që rasti im të jetë mësim për të tjerët.
Pasoja më e rëndë vjen pikërisht nga heshtja e dukurisë së bullizmit nga vetë ai që është bullizuar por edhe nga mediat dhe shoqëria në përgjithësi.
Këtë e dinë më së miri ata që janë prekur ( rrezikuar) nga bullizmi, nga pasojat e rënda të tij por guximi për ta luftuar atë, me siguri, do t’i kontribuojë që kjo dukuri të mos përsëritet në të ardhmen, së paku jo në mjedisin

në mjedisin tonë.
Andaj, guximin e këtillë të individit duhet përkrahur, sidomos nga njerëzit e mediave lokale sepse nga aty duhet luftuar dukuritë negative, pa censurë dhe jo për interesa politike a personale të askujt, por vetëm në shërbim të vërtetës!
Liria e medies është vlerë demokratike !

Unë do vazhdoj, së bashku me Ju, që ishit me mua !
Viktimave duhet tu besojmë!

Mr Kristjan Dukaj, politikolog
Ish zedhenes i Komunes se Tuzit./realitetipost.net

 

Author: portali