
Puthjet pasionante në buzë të Robert Berishës me modelen italaine, Maria Bove ishin materiali më i shpërndarë në rrjet.




Pasi bënë bujë dhe të gjithë menduan se modelja italiane është e dashura e re e Robert Berishës, dyshja treguan mjaft hapur se nuk kanë asgjë serioze mes tyre, por thjesht kaluan disa momente të bukura bashkë.Pas kësaj duket se djemt shqiptar po e tërheqin shumë modelen dhe ajo ka habitur me postimin e fundit në Instagram.
Maria ka zbuluar se ka qenë në Prizren dhe në urën ky “kyçet” përgjithmonë dashuria ka shkruar emrin e saj dhe të Getinjos.




Siç shihet edhe nga postimet që ka ndarë me ndjekësit, ajo pas çelësin e ka hedhur në lum. Maria ka etiketuar reperin e njohur, ku ka treguar se personi që ka shkruar emrat e tyre e ka bërë gabim atë të Getinjos duke i harruar një “n”.