
Nostradamus” i animuar ka parashikuar sërish. Fansat e serialit “The Simpsons” kanë zbuluar një tjetër parashikim të frikshëm. Këtë herë bëhet fjalë për koncertin e këngëtarit Travis Scott që përfundoi në tragjedi, Astroworld në Hjuston, Teksas të SHBA-së.




Episodet e serialit vizatimor janë bërë shumë të famshme për “zbulimet” e ngjarjeve të së ardhmes. Vetëm pak javë më parë zbuluam parashikimin e tyre për satelitët shqiptar.
Dy personazhet e serialit Liza dhe Homer shfaqen duke ecur drejt një koke gjigande të ngjashme me kopertinën e albumit “Astroworld” dhe kaq ka mjaftuar që Twitter të pushtohet nga komentet “The Simpsons e dinin”.




Adhuruesit e serialit janë përfshirë në këtë ngjarje duke identifikuar edhe një pjesë të serialit ku Marge në trafik sheh një tabelë që lexon “Koncerti Roofi 5 milje” duke komentuar se ishte një koncert i mbivlerësuar për muzikën që këndonte (ashtu siç të gjitha biletat për koncertin e Travis Scott ishin të shitura).
Gjithashtu në një episod të transmetuar në vitin 1992 shfaqet Homer i cili mban në duar një gazetë të cilën e kanë krahasuar me promon e koncertit të Scott të shpërndarë vetëm 1 ditë përpara koncertit.