
Kryeministri Edi Rama, duket se ka ironizuar situatën politike të Partisë Demokratike.
Pas përfundimit të protestës së zhvilluar në selinë e PD, të thirrur nga ish- kryeministri Sali Berisha, Rama ka zgjedhur te reagojë me një shprehje të John Wayne.
‘Jeta është e vështirë, por budallenjtë e vështirësojnë atë edhe më shumë’., shkruan ai, ndërsa citon Wayne.
John Wayne është një ish-aktor amerikan që ka luajtur në filma Western dhe filma me tema të luftës./shqiperiaime.com.al