
Aktorja shqiptare Sesilia Plasari ishte vetëm 23 vjeçe kur luajti fimin “Edhe kështu edhe ashtu”. Gjatë sistemit komunist ajo ka luajtur edhe në disa filma të tjerë




Në vitet e para të demokracisë pati fatin të merrte një ftesë nga shkolla e famshme franceze “Florent” për të bërë një eksperiencë të cilën ia ofroi z.François Florent, krijuesi dhe drejtuesi i të kësaj shkolle franceze e internacionale.




U nis drejt Parisit të famshëm ku prindërit e saj hynë në borxh për ti paguar biletën e avionit. Me një stil flokësh ndryshe për kohën dhe një fytyrë engjellore, ajo mahniti shqiptarët me pamjen e saj gjatë asaj periudhe.
Jeta e Sesilias ka qenë e lidhur midis Shqipërisë dhe Francës, ku më shumë ka qenë e angazhuar në Francë.