Hirra është produkti magjik i cili krijohet gjatë prodhimit të djathit dhe kosit, dhe në të mbeten përbërësit më të mirë dhe më të vlefshëm të qumështit: 16 lloje proteinash, tetë minerale, vitamina kryesisht ato të grupit B, aminoacide, enzima dhe shumë elemente të tjera të shëndetshme. Ajo ka një efekt të pakrahasueshëm në sistemin gastrik.
Studime të ndryshme kanë treguar se përbërësit e nxjerrë nga hirra, sidomos proteinat e hirrës, kanë veti mikrobiale dhe anti-virale, forcojnë sistemin imunitar, mund të mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe rrisin performancën e aktivitetit fizik.
Për të marrë vlerat më të mira nga kjo pije, ekspertët këshillojnë që të pini maksimalisht gjysmë deri në një litër hirrë në ditë. Nëse doni të merrni efektin maksimal të hirrës këshillohet të përdorni hirrën e qumështit të dhisë.
Disa nga përfitimet në shëndet:
– Largon helmet nga mëlçia: Kjo pije ka në përmbajtje beta-laktogobulinë e cila furnizon organizmin me amino-thartirat BCAA, të cilat ndihmojnë te sëmundjet e avancuara të mëlçisë.
– Pastron veshkat: Hirra këshillohet të përdoret te pacientët që vuajnë nga gurët në veshka, sepse përveç pastrimit mund të bëjë edhe shkrirjen e tyre.
– Tonifikon muskujt dhe ka efekt dobësues: Për të gjithë ata që janë të apasionuar dhe të dashuruar pas sportit, këshillohet që në vend të kokrrave energjike që marrin, mund të përdorin hirrë, pasi proteinat e shumta që ajo përmban i japin energji muskujve dhe gjithë trupit.
– Rregullon yndyrën e tepërt në gjak: Hirra u rekomandohet njerëzve të cilët kanë probleme me yndyrën e tepërt në gjak. Efektet do t’i shihni që në javët e para të përdorimit.
– Forcon kockat dhe pengon osteoporozën: Hirra nuk ka yndyrën që ka qumështi dhe është zëvendësues i mirë i tij për sa i përket vlerave ushqimore. Ajo ndihmon edhe në periudhën e prekjes së femrave nga osteoporoza pasi furnizon kockat me ushqim.
– Largon stresin: Hirra nxit prodhimin e serotoninës, hormoni i lumturisë, duke sjellë kështu reduktimin e stresit.