Autoritetet turke vendosën ta ribrendojnë imazhin e vendit në botë, kumtoi televizioni turk TRT.Paraprakisht këtë muaj, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan publikoi kumtesë në të cilën ceket se emri i njohur ndërkombëtarisht i vendit ndërrohet nga “Turkey” në “Turkiye”, sqaroi televizioni.
Fjala “Turkiye” në mënyrën më të mirë i prezanton dhe përfaqëson kulturën, civilizimin dhe vlerat e kombit turk”, thuhet në kumtesë.Në gjuhën turke vendi quhet Turkije.Vendi e pranoi emrin pas pavarësisë së fituar nga forcat perëndimore në vitin 1923, të cilët e okupuan përkohësisht.
Gjatë historisë, evropianët e dinin si shteti osman, e më pas e njohën nën variacione të shumta të fjalës “Turqi”, Emri që mbeti më shumë ishte në latinisht “Turquia”, ndërkaq më i pranishëm ishte “Turkey”.Sipas fjalorit të Kembrixhit, fjala “Turkey” definohet si “diçka që duket keq” apo “person budalla” apo “qesharak”.
Shumica e njerëzve në Turqi besojnë se emërimi i vendit sipas variacionit të vet lokal ka kuptim dhe është në pajtim me qëllimet e vendit të përcaktojë se si duhet ta identifikojnë të tjerët.
Në pajtim me këtë, kumtesa e m; hershme në mënyrë të qartë bëri me dije se në kontekst të përforcimit të brendit “Turkiye”, në të gjitha llojet e aktiviteteve dhe korrespondencave, posaçërisht në marrëdhëniet zyrtare me vendet e tjera dhe institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, do të përdoret termi “Türkiye” në vend të shprehjeve si ‘Turkey’, ‘Turkei“, ‘Turquie’ e kështu me radhë.