
Ishte viti 1984 kur Rexhep Mirzan, gjeti në një fshat të largët të provincës Edirne në Turqi, një mjellmë të vogël me krahun e thyer.
Burri punonte si postier dhe kishte shkuar atje për të shpërndarë letrat. Pasi mbaroi punën, vendosi që shpendin ta marrë me vete në shtëpi. I kuroi krahun e thyer duke ia lidhur me copa druri e litarë dhe e ushqeu, derisa mjellmës i erdhën sërish fuqitë.




Por momenti i largimit të këtij shpendi shtegtar nuk erdhi ku rrë. Mjellma nuk u largua dhe qëndroi për plot 37 vite me Rexhep Mirzan.
Media në Turqi i ka kushtuar një artikull kësaj miqësie prej thuajse 4 dekadash mes njeriut dhe shpendit.




“Isha në fshat kur e pashë të bukurën time. E mora në makinë dhe pasi mbaruar me shpërndarjen e postës e solla në shtëpi. Kur u shërua ajo mund të kishte ikur fare kollaj, por nuk e bëri. Tani jam 63 vjeç dhe qëndroj me të që prej vitit 1984. Edhe kur ka përmb ytje në zonën tonë, ajo nuk ikën.