
Një vajzë në Amerikë zbuloi se nëna kishte paguar një burrë, për t’u afruar me të dhe për tu martuar. Vajza thotë për mediet e huaja se mamaja nuk e pranonte biseksualitetin e saj dhe donte me çdo kusht që të martonte të bijën me burrë.




Por ja që planet e nënës nuk shkuan ashtu sikur ajo i kishte planifikuar. Pak ditë para dasmës vajza mësoi se njohja e saj me të fejuarin nuk ishte rastësore.
Por ishte e gjitha plan i mamasë së saj, e cila e kishte paguar të riun që të shoqërohej me vajzën. Menjëherë sapo vajza mësoi të gjithë të vërtetën ajo anuloi dasmën.