
Atdheu është revoltuar mbrëmjen e sotme në “PërPuthen” dhe shkak u bë një debat me Antonelën dhe një shprehje e opinionistit Arjan Konomi.




Ky i fundit iu drejtua djemve duke i thënë se janë bërë si “eskorta”, që dalin në takime më shumë për të dalë në televizor dhe për të patur më shumë ndjekës në Instagram.
Kjo gjë preku Atdheun, i cili tha se as nuk është shitur e as nuk është blerë kurrë në jetë dhe se është hera e fundit që duron ofendime.
Por situata u bë edhe më e tensionuar pas debatit të Atdheut me Antonelën, ndërsa kjo e fundit iu drejtua duke i thënë “o kafsha”.
Atdheu la studion, ndërsa pasi u rikthye tha i prerë se kjo është hera e fundit që ai rikthehet.
“Është hera e fundit që kthehem në studio, Eskortë as kam qen e as jam, nuk shitem e nuk blihem, mjaft me këto ofendime. Është hera e fundit që duroj kështu ofendimesh”, tha ai.
Debati me Antonelën:
Antonela: O kafsha…




Atdheu: Mos më thuaj mua kafshë, pasjellshme
Antonela: Ok më fal, u bëra e sjellshëm tani
Atdheu: Kjo të thotë kafshë, ai tjetri eskortë, ça u bë këtu…
Arjani: E kisha për Andin, jo për ty
Loco: E kishe për ne të gjithë