
njihen gjerësisht si “binjaket më identike në botë”. Motrat 35-vjeçare ndajnë gjithçka, nga i dashuri i tyre 37-vjeçar Ben Byrne, rrobat dhe një shtrat të madh.




Anna i tha NY Post: “Kur ajo shkon në tualet, unë shkoj me të; kur ajo bën dush, shkoj me të. Ne kurrë nuk jemi ndarë. Nuk mendoj se do të funksiononim pa njëra-tjetrën. Kemi ankth ndarjeje. Ne jemi të lidhura shumë”.
Lucy shtoi: “Ne mendojmë për njëra-tjetrën si person”. Fatmirësisht, i dashuri i binjakëve Ben, është shumë mirëkuptues. Dhe motrat thonë se ato nuk pranojnë të shoqërohen me njerëz që kritikojnë stilin e tyre të jetës.




Lucy shpjegoi: “Ben e kupton lidhjen tonë dhe nuk na gjykon. Kështu ka qenë nga dita e parë. Asnjëherë nuk ka pasur xhelozi. Unë nuk e di se si kemi pasur të dashur të veçantë.
Njerëzit mund të na gjykojnë se si u pëlqen, kështu funksionon për ne”. Në të ardhmen, motrat duan që partneri i tyre Ben, t’i lë shtatzënë në të njëjtën kohë.