
Një person i panjohur po ua paguan borxhet të varfërve në Tuzla, të Turqisë por askush nuk po e di se kush është ky.
Burri misterioz u ka lënë këtyre familjeve zarfa me lekë poshtë derës, në një kohë kur varfëria po fajësohet si shkaku kryesor i vetëvrasjeve që kanë “pushtuar” Turqinë aziatike së fundmi.





Dikush erdhi dhe më kërkoi t’i tregoja fletoren ku unë regjistroja borxhet e klientëve, i tha agjensisë së lajmeve Demirören, pronari i njërit prej dyqaneve.
Më tej ai tha se me vete ky njeri misterioz kishte edhe katër persona të tjerë që mbanin shuma të mëdha parash.
Unë i pyeta ku jetonin. Ai u kthye përsëri pasi foli me ta dhe pagoi të gjitha borxhet.
Kam mësuar gjithashtu se ai u ka dhënë para shtesë familjeve të varfëra, tha pronari i dyqanit.
Kur e pyeta për emrin e tij, tregon Yılmaz ai mu përgjigj: “Thjesht më quaj Robin Hood”




