



Kjo e dielë do të jetë më e veçanta e këtij viti.
Ju do të keni mundësinë e rrallë të shihni një hënë të plotë, madje edhe të shprhni një dëshirë.
Thuhet se hëna e plotë sjell fat.
Kjo është hëna e parë e vitit, e quajtur ndryshe “Hëna e Krimbave”.
E emërtuar kështu sepse është koha kur Toka fillon të ngrohet dhe krimbat fillojnë të shfaqen në Mars.



Deri të martën në mëngjes ajo do të qëndrojë e plotë dhe ju do të keni mundësinë të beni foto nga ato më të veçantat.
Kur Hëna është e ulët në horizont, atmosfera e bën atë të duket edhe më e madhe, sugjerojnë astronomët.
Një iluzioni optik e bën atë të duket më e madhe për shkak të madhësisë relative në krahasim me ndërtesat, pemët dhe objektet e tjera në plan të parë, prandaj ju mund ta shihni atë në një mënyrë aq magjike.


