Angli- Rrëqethin fjalët e nënës nga Rumania, e cila humbi të birin 16-vjeçar nga një s ulm me thikë në Londër. Mes lotësh e ëma e adoleshentit të v ra.rë thotë se Londra është qytet i rrezikshëm. 16-vjeçari, Elvis Nacu, u v.ra për v.de kj e me thikë mbrëmjen e 30 dhjetorit.
Elvisi u transferua në Londër me mamin, babin dhe vëllanë e tij tre vjeç në moshën shtatë vjeçare. Tashmë e ëma e 16-vjeçarit shprehet e penduar që vendosi të rrisë fëmijët e saj në Londër.
“E solla këtu kur ishte shtatë vjeç për t’i dhënë një të ardhme më të mirë, tani ai do të kthehet në Rumani në një arkivol”, tha nëna për The Sun.
“Ai e donte muzikën, shikonte filma dhe luante shumë me vëllain e vogël. Ishte fëmijë i qetë dhe kurrë nuk kishte krijuar probleme në shkollë.
Dua të iki nga ky vend sa më parë. Nuk do të kthehem më këtu dhe u them dhe familjeve me fëmijë që mendojnë të vijnë këtu për një jetë më të mirë, të mos ta bëjnë”, u shpreh nëna e 16-vjerçarit.
Mediet e huaja raportojnë se një 16-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye ligjore është paraqitur në Gjykatë më 4 janar, pasi akuzohet për vr.as.je n e Elvisit.