
Për nder të aktores Adriana Matoshi e cila përsëri u diagnostikua sërish me tumor në tru, u organizua ecja në sheshet e kryeqytetit.
Numër i madh i qytetarëve, kolegë e familjarë kanë ecur nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te “Teatri Kombëtar”.
Aktorja dhe deputetja Matoshi dje njoftoi se pas nëntë vitesh i është rikthyer sërish tumori në kokë.
Në shkrimin e saj tejet të ndjerë, Matoshi theksoi se jetën duhet vlerësu e duhet dashtë./KultPlus.com