
Shkencëtarë nga Zvicra po synon të zhvillojë një eksperimetn të çuditshëm në dukje por me një objektiv.




Në të gjithë Zvicrën, fermerët dhe pronarët e kopshteve do të fusin nën tokë 2,000 palë të brendshme të bardha si pjesë e një studimi shkencor mbi cilësinë e tokës.
Instituti Shtetëror i Kërkimeve Agroscope do t’u dërgojë dy palë mbathje pambuku vullnetarëve që marrin pjesë në kërkim.
Dhe detyra e tyre është t’i fusin në tokë në kopshtin e tyre ose në fermë.
Pas një kohe të caktuar, ato do të gërmohen dhe do të shqyrtohen në çfarë gjendje janë.
Kjo gjë do të jetë një tregues i shkallës në të cilën organizmat e vegjël kanë dekompozuar tekstilet.
“Do të jetë një tregues i cilësisë së tokës”, tha menaxheri i projektit Marcel van der Heijden.
Ekologu gjithashtu zbuloi se ata kishin kryer tashmë eksperimente të ngjashme në Kanada.
Dihet prej kohësh që qeset e çajit janë futur në tokë si pjesë e studimit të cilësisë së tokës.




Vullnetarët që iu përgjigjën thirrjes së Agroscope për krahasim do të fusin gjithashtu qese çaji në tokë.