
Kisha e Shëlbuemit në Selitë të Mirditës, e cila është ndërtuar rreth viteve 1830 është rikthyer në identitet dhe pritet të hapë dyert për besimtarët e krishterë pikërisht në ditën e festës së Shëlbuemit në 13 maj.




Shteti Shqiptar dhe Bashkia Mirditë prej 7 dekadash e kishin lënë në harresë këtë objekt kulti me vlera të rralla historike të trashëgimisë kulturore, teksa pas shembjes nga regjimi komunist, kishës i kishin mbetur themelet dhe pak mure anësore.
Shteti e la në harresë, emigranti rindërton kishën 2
Kjo nuk I pengoi banorët e fshatrave të Selitës që edhe përgjatë diktaturës të shkonin në kishë për të kryer ritet fetare si të parët e tyre, teksa pas demokracisë u rikthyen ritualet fetare, tashmë në liri.
Në një kohë kur shteti dhe institucionet heshtën për vite me radhë, për të rikthyer këtë objekt kulti në identitet mendoi familja e Nikoll Bushkolës, I cili së bashku me djalin e tij Agustinin dhe vëllezërit e tjerë vendosën që me një pjesë të kursimeve të fituara në emigracion të rindërtonin këtë kishë.




Shteti e la në harresë, emigranti rindërton kishën 2
Punëtorët që morën përsipër ndërtimin e kishës veç banorëve të zonës, janë edhe banorë të besimit mysliman të Dibrës e Matit, të njohur për bashkëjetesën në harmoni me vëllezërit e tyre mirditorë dhe mjeshtra të punimit të gurit.
Shteti e la në harresë, emigranti rindërton kishën 2
Në foto duket objekti I rindërtuar që tashmë do hapë dyert për besimtarët katolikë nga mbarë Mirdita e Shqipëria.