
Kryefamiljari i familjes Mazreku ka rrëfyer momentin emocionues të takimit të parë të motrave me vëllain e tyre pas plotë 72 viteve.




Dhe ai ka treguar se nëna e tij së bashku me motrat e saj janë plakur duke mos ditur se kanë një vëlla dhe një motër të lënë nga babai i tyre. Mësohet se i ati i këtyre zonjave që ka vdekur prej kohesh kishte lënë pas vete një djalë, i cili ka jetuar së bashku me motrën dhe familjen e tij në fshatin Xerxe të komunës së Rahovecit.