
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë.
Ndërkohë në sheshin “Skënderbej” është përgatitur edhe ambienti ku do të zhvillohet ceremonia.
Më herët, Erdogan mori pjesë në dorëzimin e çelësave të banesave të rindërtuara në Laç, një financim i qeverisë turke, ndërsa aktualisht është duke zhvilluar një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri./Shqiperiaime.com.al